KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Japoni:41 persona kanë humbur jetën për shkak të tërmeteve

Japoni:41 persona kanë humbur jetën për shkak të tërmeteve

Ka shkuar në 41 numri i personave që humbën jetën për shkak të tërmeteve që tronditën Japoninë dy ditë më parë. Ndërkohë, shumë të tjerë mendohet se mund të kenë ngecur nën rrënojat e godinave që u rrëzuan nga lëkundjet sizmike. Rreth 2 mijë persona po trajtohen në spitale, ndërsa 200 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Kryeministri Shinzo Abe ka bërë të ditur se numri i trupave të angazhuara në operacionet e shpëtimit do të rritet në 25 mijë, ndërsa ka pranuar ndihmën ajrore të SHBA-ve për këto operacione. Në Kumamota, policia kontrolloi shtëpi me shtëpi për të lokalizuar personat e deklaruar të humbur si dhe për të ndihmuar ata që nuk kishin mundur të kërkonin ndihmë. Rreth 422 mijë banesa janë pa ujë, dhe 100 mijë pa energji elektrike. Rreth 240 mijë persona kanë marrë urdhra për evakuim në rajonin e prekur nga tërmeti, për shkak të frikës për rrëshkitje të mundshme dheu.