KRYEFAQJA » LAJME » Java 9: Partizani fiton në Durrës dhe mban vendin e parë
Vllaznia - Kukësi do të luhet të enjten në orën 19:00

Java 9: Partizani fiton në Durrës dhe mban vendin e parë

Të shtunën dhe sot janë luajtur ndeshjet e javës së nëntë të Kategorisë Superiore. Me këto ndeshje mbyllet dhe faza e parë e kampionatit per sezonin 2015-2016. Vllaznia, pas një barazimi 0-0 me Apoloninë të mërkurën në Kupën e Shqipërisë, udhëtoi drej Ballshit ku u përball me Bylis-in e vendit të parafundit në klasifikim. Vendasit arritën t’i mposhtin shkodranët me rezultatin 3-1. Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Muçajt në të 13′. Në të 34′ Shtubina barazoi për shkodranët. Vendasit kalojnë në avantazh me anë të Pepës në të 79′ dhe Hyshmeri në të 90’+3’ vulos fitoren e ndeshjes. Ndeshja mes Tërbunit dhe Laçit u mbyll në barazim 1-1. Laçi kaloi i pari në avantazh me anë të Mustafës në të 39′ dhe barazimi për vendasit u realizua nga Dhrami në të 45’+1′. Ndeshja e fundit e ditës së shtunë ishte ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Kampionët në fuqi fitojnë pastër 2-0 me gola të shënuar nga Salihi në të 58′ dhe Olainka në të 90’+3′.

Ndeshjet e sotme ishin Tirana – Kukësi dhe Teuta – Partizani. Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme e cila e aron shumë me Kukësin. Tirana arrin të fitojë pas një humbjeje dhe dy barazimeve. Kryeqytetasit luftuan që në fillim me vrull për të gjetur golin të cilin e gjen Muça në të 7′. Kukësi sulmon për të arritur barazimin. Por kur Kukësi po luante fort peër të barazuar, bardheblutë gjejnë çaste kundërveprimi. Veliu, qendërmbrojtësi i Kukësit, gjatë një përpjekjeje për të larguar topin nga porta e tyre e dërgon atë në rrjetë në të 38′. Kuksianët arrijnë golin në fundin e takimit kur Mici shënon në të 90’+1’. Partizani merr tre pikë shumë të rëndësishme në Durrës duka mbajtur kështu vendin e parë në krye të rënditjes. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Që të dy ekipet luftojnë fort për fitore, por është Partizani që arrin të shënojë në të 71′ me anë të Trashit. Teuta mundohet për të shënuar golin e barazimit por nuk arrin. Me këtë ndeshje mbyllet faza e parë e kampionatit.

Ja dhe të gjitha rezultatet e javës së 9-të të Kategorisë Superiore:

31.10.2015

Bylis – Vllaznia                       3-1
Tërbuni – Laçi                         1-1
Skënderbeu – Flamurtari      2-0

01.11.2015

Tirana – Kukësi                      2-1
Teuta – Partizani                   0-1

Java 8: Partizani fiton në Durrës dhe mban vendin e parë