KRYEFAQJA » LAJME » JAVA E 33-TË E KATEGORISË SUPERIORE, TIRANA-PARTIZANI, DREJTPËRDREJT NË RTSH
tirana, partizani, kategoria superiore, java 33, derbi, rtsh drejtperdrejt

JAVA E 33-TË E KATEGORISË SUPERIORE, TIRANA-PARTIZANI, DREJTPËRDREJT NË RTSH

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit do t’i luajë sot të gjitha takimet e javës së saj të 33-të dhe, sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit njërin prej këtyre takime, Dhe ndeshja e përzgjedhur nga transmetuesi publik është padyshim ajo më e spikatur, derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit. Kjo sfidë, që luhet duke nisur nga ora 18:30, vë përballë bardhebluve thuajse të dalë nga të gjitha objektivat e sezonit, të kuqtë, të cilët janë përfshirë në një betejë të ethshme për titull me Skënderbeun. Korçarët kryesojnë renditjen me 72 pikë, dy më tepër sesa Partizani. 4 takimet e tjera të javës së 33-të luhen duke nisur nga ora 15:30 dhe ato janë Tërbuni-Flamurtari, Kukësi-Vllaznia, Bylisi-Teuta dhe Skënderbeu-Laçi.