KRYEFAQJA » LAJME » Java e Europës, të rinjtë dorëzojnë në Kuvend rekomandimet e tyre për Parlamentin shqiptar
valentina leskaj, java e europes, kuvendi, rekomandimet, te rinjte dorezojne rekomandime

Java e Europës, të rinjtë dorëzojnë në Kuvend rekomandimet e tyre për Parlamentin shqiptar

Një grup të rinjsh dorëzuan sot në Kuvendin e Shqipërisë rekomandimet e tyre për Parlamentin shqiptar. Takimi i konceptuar në kuadrin e javës së Europës, bëri vend në vëmendjen e nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj që siguroi të rinjtë që Kuvendi do të jetë i hapur për ta. Ambasadorja e BE Vlahutin, siguroi gjithashtu që kontributi i të rinjve do të lexohet dhe është i mirëpritur shumë shpejt në struktura konkrete të shtetit dhe ekzekutivit.