KRYEFAQJA » LAJME » JAVA E FUNDIT E KATEGORISË SUPERIORE
skenderbeu flamurtari, kategoria superiore, java e fundit, superliga

JAVA E FUNDIT E KATEGORISË SUPERIORE

Të mërkurën do të luhet në Vlorë takimi i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Kategorisë Superiore, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, dhe, sipas drejtorit të klubit vlonjat, skuadra bregdetare do të luajë për veten dhe jo të tjerët.

Duke patur parasysh atmsoferën e ngarkuar të këtij fundsezoni, Behari u bën thirrje tifozëve për vetëpërmbajtje.

Takimi Flamurtari-Skënderbeu do të luhet në Stadiumin e Vlorës, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.