KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Java e trashëgimisë kulturore, fotografi të Ikonografisë Onufri ekspozohen në Lushnje
onufri, muzeu ne lushnje, muzeu historik lushnje, ekspozite, berat, lajme kulture, etnografi

Java e trashëgimisë kulturore, fotografi të Ikonografisë Onufri ekspozohen në Lushnje

Janë 40 fotografi të marra nga muzeu i Ikonografisë Onufri dhe muzeu Etnografik i Beratit që do të ekspozohen për një javë për artëdashësit lushnjarë. Ekspozita e Trashëgimisë kulturore me foto të kulturës sonë popullore që u çel në Lushnje, sipas kuratorëve, synon të ushqej konceptin e muzeve të levizshëm që të tërheqin sa më shumë vizitorë drejt muzeve.

Pas një jave, këto fotografi do të dërgohen për tu shfaqur më gjatë në muzeun historik të Lushnjes.

Ekspozita- Trashegimia kulturore në muzetë e Beratit, kryhet në kuadër të javës së trashëgimive kulturore shqiptare, dhe nis nga qyteti i Lushnjes. Përcjellja nëpërmjet fotografive të fondit të një muzeu, nga një qytet në tjetrin është një risi, që synon të nxisë, rritjen e numrit të vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj.