KRYEFAQJA » LAJME » Jehona e Kelmendit në Mediat Ndërkombëtare!
Kelmendi pas fitores: Ky triumf është më i rëndësishëm sesa sporti
EPA/ORLANDO BARRIA

Jehona e Kelmendit në Mediat Ndërkombëtare!

Suksesi i Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare. Kështu, rrjeti prestigjioz amerikan, CNN shkruan se “Majlinda ishte e artë, por asaj iu desh vetëm medalja”. “Ajo veçse ishte vajza e artë e xhudos dhe e tani e ka edhe një medalje për ta përligjur këtë cilësim”, – thekson më tej CNN-i. Ndërsa e përditshmja franceze, “Lë Mondë”, ka shkruar se “Majlinda Kelmendi është ylli i shtatë i Kosovës”. “Kjo vajzë është një makinë, është shumë e fuqishme. Por, përkushtimi është arma e saj më e fuqishme. Ajo nuk lë asgjë”, – shkruan në vijim media në fjalë. Edhe  rrjeti sportiv, “Eurosport”, i ka kushtuar një shkrim special krenarisë së Kosovës. “Majlinda, krenaria e sportit të Kosovës. Ky shtet ka fituar medaljen e parë olimpike dhe për të fluturuar me flamurin e vendit të vogël ballkanik ishte pikërisht Majlinda Kelmendi”, – shkruan rrjeti sportiv evropian. Triumfit historik të Majlinda Kelmendit i kanë kushtuar rëndësi edhe mediat serbe, në veçanti, agjencia “b92.net” dhe “telegraf.rs”. Kjo e fundit e nis artikullin për Majlindën me titullin “Kosova e mori medaljen e artë para Serbisë”. Ndërsa “b92.net” tregon rrugëtimin e Majlindës deri te triumfi historik. Nga ana tjetër, mediat kroate nuk e kanë humbur shansin për ta ngacmuar Serbinë, duke ia kujtuar se tani Kosova, e cila mori për herë të parë pjesë në një Olimpiadë, u barazua me Serbinë për sa u përket medaljeve të arta.