KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jemen, 40 persona humbi jetën nga sulmet vetëvrasëse
jemen

Jemen, 40 persona humbi jetën nga sulmet vetëvrasëse

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet vetëvrasëse në qytetin Aden të Jemenit. Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shpërthimi i një makine bombë ka pasur në shënjestër disa të rinj, që prisnin në radhë për t’u rekrutuar në ushtrinë e Jemenit. Një tjetër sulm ka ndodhur pak më vonë, duke goditur një bazë ushtarake aty pranë. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup. Në të kaluarën, Al Kiada dhe i ashtuquajturi Shtet Islamik kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër forcave qeveritare të Jemenit.