KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jemen: Sulm kamikaz në një xhami të Sanasë, 25 të vdekur
Jemen: Sulm kamikaz në një xhami të Sanasë, 25 të vdekur

Jemen: Sulm kamikaz në një xhami të Sanasë, 25 të vdekur

Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve pas atentatit vetëvrasës që u krye sot në Sana, kryeqyteti i Jemenit, në një xhami e cila ishte nën kontrollin e kryengritësve shiitë Huthi. Këtë lajm e bën të ditur televizioni panarab Al Zhazira.

Tridhjetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë sulm, që ndodhi gjatë lutjeve të mëngjesit në ditën e Festës së Kurbanit. Xhamia e vendosur në shënjestër ishte Blili, pranë një akademie të policisë.