KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jep dorëheqjen ministrja belge e transportit
Jep dorëheqjen ministrja belge e transportit

Jep dorëheqjen ministrja belge e transportit

Ministrja belge e transportit dha dje dorëheqjen pas përballjes me akuzat se ajo ka injoruar problemet e sigurisë në aeroportin e Zaventemit para se të ndodhnin sulmet e 22 marsit. Një dokument konfidencial i publikuar nga mediat e huaja tregon se inspektorët europiane kishin identifikuar probleme serioze sigurie në aeroportet e belgjikës gjatë vitit 2015. Megjithatë ministrja Zhaklin Galo mohoi t’a ketë parë këtë raport, i cili iu shpërnda mediave nga partitë opozitare belge. Kryeministri Sharl Mishel, e kishte mbrojtur më parë zonjën Galo, dhe kishte thënë para parlamentit se zyra e ministres nuk ishte në dijeni të këtij raporti kritik. Megjithatë, pas publikimit të dokumenteve të tjera mbrëmjen e së enjtes, zoti Mishel u shpreh se ndryshe nga sa i ishte komunikuar, raporti i inspektorëve të BE-së kishte qënë diskutuar nga zyra e ministres së transportit. Kryeministri belg e takoi ministren Galo mëngjesin e kësaj të premteje, dhe pas takimit ministrja i paraqiti dorëheqjen e saj mbretit. Doreheqja e Galo, vjen pas asaj të drejtorit të agjensisë federale të transportit Loren Ledus, i cili ishte ankuar se agjensia e tij kishte mungesa fondesh, dhe ministrja Galo duhet të merrte përgjegjësinë e saj për këtë çështje.