KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Jepet Çmimi Nobel ne mjekësi
Jepet Çmimi Nobel ne mjekësi

Jepet Çmimi Nobel ne mjekësi

Shkencëtarët Ulliam Kembëll, Satoshi Omura dhe Jaujou Tu, u shpallën të hënën fitues te Çmimit Nobel për mjekësi për vitin 2015. Komiteti i cmimit Nobel ne Stokholm, Suedi lajmeroi se “laureatët e sivjetmë të Nobelit kanë zhvilluar terapitë që kanë revolucionarizuar trajtimin e disa sëmundjeve parazitare nga me shkatërrueset”. Kembëll, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e marrin për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infeksioneve të shkaktuara nga parazitët e zorreve. Ndersa shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes. Fituesit do të ndajnë së bashku çmimin prej 8 milionë koronash suedeze. Çmimi i parë Nobel për mjekësi është dhënë në vitin 1901 sipas vullnetit të kimistit dhe sipermarrësit sudez, Alfred Nobel.