KRYEFAQJA » LAJME » Jo më vuajtje prej mungesës së ilaçeve për fëmijët me leuçemi
femijet-me-leucemi

Jo më vuajtje prej mungesës së ilaçeve për fëmijët me leuçemi

Pas më shumë se dy muaj marrin fund vuajtjet e femijëve të sëmurë me leuçemia në repartin e Onkohemtalogjisë në QSUT në lidhje me sigurimin e medikamentit Aspariginaze. Ministria e Shëndetësisë ka konfimruar furnizimin e pavionit deri në fund të këtij viti. Kjo gjë ju komunikua nga mjekët e klinikës edhe kryetares së komisionit parlamentar të shëndetësisë Znj.Albana Vokshi e cila mbërriti në spital tek prindërit e Sabrinës 4 vjeçare që vuan nga leuçemia. me qëllim denoncimin sërish të këtij shqetësimi. Zonja Vokshi ka kërkuar që prokuroria të hetojë mbi një urdhër të ministrit, sipas saj për ndalimin e importimit të këtij medikamenti. Në një njoftim të mëhershëm, Minsitria ka sqaruar se ky medikament nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe si i tillë ai hyn në vendin tonë vetëm me një leje të posaçme importi nga Minstri I Shendetesise. Por për shkak të mospjesëmarrjes në garë të asnjë prej kompanive farmaceutike që e tregojnë këtë bar, procedurat e prokurimit kanë dështuar tre herë deri më tani gjatë periudhës 2015-2016.