KRYEFAQJA » LAJME » Johanes Hahn, pritet të filloje një vizitë dy ditore në Prishtinë
Hahn përshëndet miratimin e reformës

Johanes Hahn, pritet të filloje një vizitë dy ditore në Prishtinë

Komisioneri europian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn, pritet të filloje një vizitë dy ditore në Prishtinë, ku do të ndjekë konferencën që zhvillohet në kryeqytetin kosovar në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe BE-së. Në këtë konferencë pritet të diskutohen reformat ekonomike që duhet të ndërmarrë Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e infrastrukturës, të konkurrencës dhe aftësimin e kosovarëve në tregun e punës. Ndërkohë, Kosovën sot do ta vizitoje edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila do të mbaje një konferencë për shtyp në Prishtine në orën 14.30.