KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Johnson: Rusia duhet të bëjë presion që Asadi të largohet

Johnson: Rusia duhet të bëjë presion që Asadi të largohet

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bëjë presion presidentit sirian, Bashar al Assad të largohet nga pushteti. Shefi i ri i politikës së Jashtme britanike pritet të takohet për herë të parë me kolegët e tij nga Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara më 19 korrik në Londër. “Do e bëj të qartë qëndrimin tim se vuajtja e popullit sirian nuk do të përfundojë derisa Assadi të mbetët në pushtet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, duhet të bashkohet në këtë qëndrim”, ka thënë ai para takimit. Derisa qëndrimet e tij janë në të njejtën linjë me qëndrimet e mëparshme britanike mbi Assadin, ky është një ndryshim i madh në qëndrimet e mëparshme personale të Johnsonit. Para se të emërohej kryediplomat, Johnson ka thënë se Britania duhet të heqë dorë nga mënyra e të menduarit si në Luftë të Ftohtë dhe të punojë me Assadin, pasi ai është alternativë shumë më e mirë se sa grupi Shteti Islamik. Rusia, Assadi dhe aleati tjetër i Assadit, Irani ngulin këmbë që, megjithatë, presidenti sirian duhet të largohet vetëm nëse kështu voton populli sirian në zgjedhje.