KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jolie viziton refugjatët në Greqi
Jolie viziton refugjatët në Greqi

Jolie viziton refugjatët në Greqi

Aktorja amerikane, Angelina Jolie e cila vepron si ambasadore e Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka mbërritur sot në Greqi për të parë nga afër gjendjen e migruesve.

Ajo ka qënë pranë kampit pritës të refugjatëve në portin e Pireut nga ku do të niset për të vizituar edhe kampe të tjera që presin rrefugjatë nga zonat e luftës.

Janë qindra persona që hyjnë brenda një dite në Greqi ndërkohë që numri i refugjatëve të bllokuar në vendin mesdhetar i kalon të 40.000 veta nga të cilët shumë janë fëmijë.