KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jomuslimanët britanikë ftohen të njihen me fene islame

Jomuslimanët britanikë ftohen të njihen me fene islame

Me shumë se 80 xhami në Britaninë e Madhe kanë hapur dyert e tyre për publikun, si pjesë e një iniciative qëllimi i së cilës është të reduktojë përceptimet negative për islamin dhe të edukoje njerëzit në lidhje me këtë fe. E diela është dita e dytë e iniciativës “Vizitoni Xhamine Time”, përmes se cilës synohet t’u shpjegohet islami britanikëve jomuslimane. Shumë nga xhamitë që janë bërë pjesë e aktivitetit, ndodhen në qytetet më të mëdha britanike, si Londra, Birmingami, Mancester, Glasgou etj, ku jeton edhe një përqindje e lartë e muslimanëve. Sipas një censusi të vitit 2011, rreth 2.7 milion muslimane jetojnë aktualisht në Britaninë e madhe, duke përbërë 4.5 përqind të popullatës. Iniciativa “Vizitoni Xhaminë time”, u ndërmor pas rritjes së ndjeshme të sulmeve ndaj muslimanëve, pas ngjarjes terroriste që tronditi Parisin. Rreth 115 gra dhe vazja muslimane janë sulmuar për shkak të veshjes së tyre në vende publike si autobuze apo trena.