KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jordani, arrestohet i dyshuari për terrorizëm
jordani

Jordani, arrestohet i dyshuari për terrorizëm

Në Jordani autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar pas sulmit të së hënës në veri të kryeqytetit Aman. Tre zyrtarë të inteligjencës dhe dy pjesëtarë të tjerë të sigurimit u vranë, kur persona të armatosur sulmuan një zyrë të sigurisë. Televizioni shtetëror e ka cilësuar sulmin si terrorist. Zëdhënës i qeverisë, Mohammad al-Momani, ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër një zyrë të departamentit të zbulimit, pranë kampit Baka, i cili strehon mbi 70 mijë refugjatë palestinezë. Jordania është në përgjithësi vend i qëndrueshëm, por është e rrethuar me fqinj në konflikt, si Iraku dhe Siria.