KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jordani, SHBA-të kërkojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin

Jordani, SHBA-të kërkojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për koalicionin ndërkombëtar anti-terrorizëm Bret MekGurk ka deklaruar se lufta kundër Shtetit Islamik ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithë faktorit ndërkombëtar. I ndodhur në Aman të Jordanisë për të diskutuar përpjekjet e aleancës për të çrrënjosur grupin terrorist dhe organizata të tjera, MekGurk në një konferencë për shtyp, me ministrin e jashtëm jordanez, Nasser Judeh tha: “Lufta jonë kundër Shtetit Islamik nuk shtrihet vetëm në Irak e Siri, por edhe në nivel global. Kjo është thelbësore, për të përcaktuar më pas rrjetet globale, rrjetet e huaja që luftojnë për llogari të Shtetit Islamik, rrjetet propaganduese dhe rrjetet financiare“. Zyrtari i SHBA-së theksoi rolin kyç të Jordanisë në stabilitetin dhe luftën kundër terroristëve rajonale dhe grupet radikale.