KRYEFAQJA » LAJME » Josa: Do luftojmë deri në fund!
Josa: Do luftojmë deri në fund!

Josa: Do luftojmë deri në fund!

Skënderbeu do të japë maksimumin edhe në Zagreb, në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve përballë Dinamos. Deklarata është bërë nga traineri i ekipit Mirel Josa. Ai tha se skuadra e tij do të luftojë deri në fund, pavarësisht humbjes dramatike 1-2 në ndeshjen e parë. Ekipi i Skënderbeut gjendet në Zagreb që prej të hënës. Josa thotë se gjendja fizike e skuadrës është optimale. Takimi luhet mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 20:45.