KRYEFAQJA » LAJME » Julen Lopetegui është trajneri i ri i Spanjës
Julen Lopetegui është trajneri i ri i Spanjës

Julen Lopetegui është trajneri i ri i Spanjës

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka një trajner të ri pas përfundimit të ciklit më fitues me trajnerin Vincente del Bosque në stol, do të jetë ish-trajneri i Portos që ka detyrën të rinovojë skuadrën e kuqe. Koha më fituese në historinë e Spanjës është mbyllur me hidhërim, pas eliminimit në grup në botërorin 2014 dhe atij në 1/8 në Euro 2016. Por, tani, kthehet fleta. Pas dorëheqjes së Vincente del Bosque, fituesi i botërorit 2010 dhe i Euro 2012, vjen tani lajmi i zevendësuesit të tij, Julen Lopetegui.

Trajneri i ri i të kuqve, që mbush 50 vjeç me 28 gusht, kthehet në Federatën Spanjole të Futbollit ku kishte qënë për katër vjet nën drejtimin e të rinjëve 19-20 nga viti 2010 deri në 2013 dhe menjëherë si trahneri i Under 21 nga viti 2013 deri në 2014. Me këtë skuadër fitoi europianin e vitit 2013 kur mundi në finale Italinë 4-2. Janë pikërisht italianët, që duke eliminuar Spanjën e del Bosque në Euro 2016, e kthyen atë në një kombëtare spanjole, tashmë me të rriturit. Një ngushëllim ky pasi ai në janar ishte pushuar nga puna nga Portoja. Pra i takon atij që ta rinovojë të kuqtë.

Kjo zgjedhje i intereson drejtpërdrejt edhe trajnerit tonë të kombëtares, Giovanni De Biasi, pasi Spanja është në të njëjtin grup me Shqipërinë (Grupi G) për fazën kualifikuese të botërorit Rusi 2018. Në grupin tonë është edhe Italia e cila ka paraqitur trajnerin e ri pak ditë më parë dhe ai është Giampiero Ventura. Ndeshjen e parë në Grupin G, Spanja do ta ketë kundër Lihtenshteinit me 5 shtator në Spanjë, të dytën me Italinë me 6 tetor në Itali dhe të tretën kundër ekipit tonë kombëtar me 9 tetor në Shqipëri. Në Spanjë, kombëtarja kuq e zi, shkon për të luajtur me 6 tetor 2017.