KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker i kërkon Britanisë të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me daljen nga BE

Junker i kërkon Britanisë të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me daljen nga BE

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi nga Britania e Madhe që të sqarojë sa më parë pozicionin e vet në lidhje me daljen nga Bashkimi Europian. “Sa më shpejt që të sqarohet kjo situatë, aq më mirë është. Sigurisht që mua më vjen keq për votën e britanikëve. Jam një europian, s’jam robot, as burokrat i ngurtë dhe as teknokrat”, deklaroi ai. Deklaratë e Juncker u bë në pritje të takimeve të David Cameron me udhëheqësit e vendeve të BE-së, i pari i këtij lloji pas referendumit. Cameron takohet si kryeministër i dorëhequr tashmë.