KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker: Nëse Britania del nga BE, do të trajtohet si vend i tretë

Junker: Nëse Britania del nga BE, do të trajtohet si vend i tretë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker në një intervistë dhënë për gazetën franceze “Le Monde” tha se Britania e Madhe duhet të pranojë faktin e pranimit si një shtet i tretë për nga rëndësia në rast të largimit nga BE-ja. “Nëse britanikët do të shpehen me ‘jo’ për qëndrimin brenda Bashkimit Evropian në referendumin e 23 qershorit, bashkëjetesa në komunitet nuk do të vijojë më si më parë”, deklaroi Junker. “Britania e Madhe duhet të jetë e vetëdijshme për të pranuar faktin që do të trajtohet si një shtet i tretë për nga rëndësia, që nuk do të përkrahet më”, paralajmëroi ai. Lidhur me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Austri më 22 maj, Junker tha: ”Nuk do të ketë as debat, as dialog të mundshëm me ekstremin e djathtë”.