KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker : Propozimi i Tusk i përshtatshëm për Britaninë dhe 27 vendet anëtare të BE
Junker : Propozimi i Tusk i përshtatshëm për Britaninë dhe 27 vendet anëtare të BE

Junker : Propozimi i Tusk i përshtatshëm për Britaninë dhe 27 vendet anëtare të BE

Marrëveshja paraprake e paraqitur një ditë më parë në Bruksel për të shmangur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është e drejtë, më tepër në favor të Londrës sesa për partnerët evropianë, u shpreh para Parlamentit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker. “Propozimi i paraqitur një ditë më parë në tryezën e bisedimeve nga ana e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk është e përshtatshme për Britaninë e Madhe dhe për 27 vendet e tjera të shteteve anëtare” tha zoti Junker të mërkurën gjatë një seance plenare në parlament. “Si kryeministri britanik David Kameron, ashtu edhe ne dëshirojmë të gjithë që Bashkimi Evropian të jetë më konkurrues dhe të krijojë më tepër vende pune”, shtoi ai. Presidenti i Parlamentit Europian theksoi se ky parlament duhet gjithashtu të vendosë për reformat e parashikuara për të plotësuar kërkesat e Londrës. Sipas tij është mëse e qartë që të gjitha shtetet anëtare nuk do të mbajnë të njëjtin qëndrim në të gjitha fushat e paraqitura.