KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Junker viziton Rusinë
junker putin

Junker viziton Rusinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, do të ndjekë një konferencë në Rusi, muajin e ardhshëm. “Presidenti Junker është ftuar dhe planifikon të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, më 16 qershor”, ka thënë një zëdhënëse e tij. Junker do të jetë udhëheqësi i parë i një institucioni të Bashkimit Evropian që viziton Rusinë qëkur BE ka vendosur sanksione kundër saj, në vitin 2014. Sanksionet kanë qenë përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme të saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.