KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Jutah Xhez i plotëson ëndrrën vogëlushit që vuan nga leuçemia
Jutah Xhez i plotëson ëndrrën vogëlushit që vuan nga leuçemia

Jutah Xhez i plotëson ëndrrën vogëlushit që vuan nga leuçemia

Ka qenë një gjest i jashtëzakonshëm ai që ka bërë skuadra e basketbollit amerikan, Jutah Xhez ndaj 5-vjeçarit Xhej-Pi Gibsonit, vogëlushit që vuan nga leuçemia. Adhuruesi i vogël i basketbollit ka parë ëndrrën t’i bëhet realitet, kur skuadra e tij e zemrës Juta Xhezit, i ka oftuar një kontratë njëditore. Në takimin brenda familjes midis dy skuadrave të Jutah Xhez , traineri i ka dhënë Xhej-Pi Gibsonit fanelën me numrin 1 dhe e ka futur në lojë, ndërsa shokët e ekipit i kanë dhënë mundësinë të shënojë edhe një kosh. Për ta bërë edhe më mbresëlënës këtë çast , komentatorit i takimit e ka paraqitur atë si një kosh historik të Xhej-Pi Gibsonit.