KRYEFAQJA » LAJME » JUVENTUS MBYLL TURIN PËRGATITOR
juventus, south china, turi

JUVENTUS MBYLL TURIN PËRGATITOR

Dy fitore dhe një barazim. Juventusi mbyll në këtë mënyrë turin Australiano-Aziatik duke fituar ndeshjen e fundit ndaj ekipit te Hong Kongut, South China me rezultatin 2-1. Ndeshja nis mjaft mirë për bardhezinjtë. Është Paolo Dybala që kërkon të gjejë golin me dy gjuajte ndërsa në minuten e 8 është Alex Sandro që godet shtyllen. Lojtarët kineze zgjohen në minutën e 21 dhe kalojnë në avantazh me anë të Chan Siu Ki i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit të Juventusit Neto. Por pas katër minutash bardhezinjtë barazojnë shifrat me anë të Medhi Benatia. Marokeni përfiton në zonën e skuadrës së South China pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Pjanic duke barazuar shifrat. Në pjesën e dyte Allegri fut në loje Rossetin, Marrone, Vitale dhe Auderon në vend të Pjanic, Netos, Cerrit dhe Benatias. Është pikërisht Rosseti në minutën e 51 që godet shtyllën e majtë ndërsa Kastanos në minuten e 70 nuk e godet topin siç duhet në pozicion ballor me porten. Por duhet të vijë minuta e 82 që Juventus të gjejë golin e fitores. Është pikërisht ish futbollisti Cesenas, Rosseti që arrin të mposht portierin kundeshtar dhe në të njëjtën kohë duke i dhuruar fitoren bardhezinjve. Me këtë fitore mbyllet kështu aventura e Juventusit në turin mes Australisë dhe Azisë.