KRYEFAQJA » LAJME » Shembet ish INSIG-u

Shembet ish INSIG-u

Pas vendimit të gjykatës administrative të apelit, ku bashkia e Tiranës fiton të drejtën për përfundimin e ndërtimit të unazës së vogël, ka nisur prishja e godinës së insigut, pronë e familjes së njohur tiranase Petrela. Pronarët e kësaj ndërtese janë shprehur kundër këtij vendimi. Këshilli i ministrave e ka vlerësuar këtë pronë me një vlerë, prej 2 milion eurosh. Gjykata është shprehur se shpronësimi i kësaj godine bëhet për interesa publike.