KRYEFAQJA » LAJME » Ka rinisur puna në doganën e Kakavijës pas bllokimit tre ditor si shkak i grevës në Greqi
Ka rinisur puna në doganën e Kakavijës

Ka rinisur puna në doganën e Kakavijës pas bllokimit tre ditor si shkak i grevës në Greqi

Rikthimi në normalitet i qarkullimit të mjeteve në kufi, pas bllokimit tre ditor si shkak i grevës në Greqi, ka sjelle një fluks të lartë të lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në stacionin kufitar të Kakavijes. Siç njoftojnë autoritetet kufitare, në orët e para të mëngjesit ka rinisur puna në doganën greke, çka ka krijuar dyndje të autobuzëve dhe mjeteve të transportit të mallrave, në sportelet e hyrje daljeve në tokën shqiptare.

Sezoni i verës dhe dyndja e grupeve turistike në kufi e bëjnë të domosdoshëm shtimin e sporteleve dhe ritjen e numrit të efektivave në stacionin kufitar të Kakavijes.