KRYEFAQJA » LAJME » Ka vdekur krijuesi i Kupës së Botës të FIFA-s
Ka vdekur krijuesi i Kupës së Botës të FIFA-s

Ka vdekur krijuesi i Kupës së Botës të FIFA-s

Ka vdekur në Milano skulptori dhe argjndari i njohur italian Silvio Gazzaniga, krijues i shumë kupave për botën e sportit, e para nga të gjitha Kupa e Botës e FIFA-s. “Ai ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij, tha i biri Giorgio, në mbrëmje ka rënë të flejë dhe sot në mëngjes vumë re se nuk merrte frymë më”.

Ai kishte lindur në Milano me 23 janar 1921. Ishte formuar si skulptor në kryeqendrën lombarde në fillimin e viteve ’40. Viti që ndrërroi jetën e tij ishte 1970-ta kur, pas kampionatit botëror të futbollit në Meksikë, Kupa e Botës u fitua përfundimisht nga Brazili. Pra FIFA krijoi një konkurs i hapur për të gjithë artistët e botës për të krijuar një kupë të re dhe, nga 53 punimet, zgjedhja ra te kupa e krijuar nga Gazzaniga.

Kupa e re, siç shpjegoi vetë artisti, përfaqëson lumturinë, gëzimin festiv dhe madhështinë e sportistit në çastin e fitores: dy futbollistë që, të lumtur, mbajnë të gjithë botën.