KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul, Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin
Demonstrators from Afghanistan's Hazara minority attend a protest in Kabul, Afghanistan July 23, 2016. REUTERS/Omar Sobhani
Demonstrators from Afghanistan's Hazara minority attend a protest in Kabul, Afghanistan July 23, 2016. REUTERS/Omar Sobhani

Kabul, Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kabul ku shënjestër ishin pjesëtarët e komunitetit minoritar shiit. Lajmi i publikuar nga agjencitë ndërkombëtare është mbështetur në informacionin e publikuar nga Amaq, agjencia e lajmeve e grupit ekstremist. “Dy luftetarë të Shtetit Islamik kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në bel, gjatë demonstratës së shiitëve në qytetin e Kabulit në Afganistan”, është thënë në lajmin e shkurtër të publikuar nga Amaq. Të dhënat për numrin e viktimave në këtë sulm po ndryshojnë nga çasti në çast. Lajmi i fundit është se mbi 60 persona janë vrarë, ndërsa mbi 200 të tjerë janë plagosur. Minoriteti Hazara, kryesisht shiit në Afganistan përbën 9 % të popullatës.