KRYEFAQJA » LAJME » Kadare nderohet në 80 vjetor me Urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”
Kadare nderohet në 80 vjetor me Urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Kadare nderohet në 80 vjetor me Urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Viti i Ri 2016, ndoshta për për koincidencë nisi me një lajm mjaftë të mirë për shqiptarët. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, është dekoruar nga autoritetet franceze me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit të Nderit”. Lajmi është dhënë nga ministri i jashtën shqiptar Bushati në Fejsbuk duke e cilësuar si lajm fantastik. Ceremonia e këtij viti iu kushtua viktimave të sulmeve mbi revistën Charlie Hebdo në janar të vitit 2015. Kjo ceremoni promovuese është e e fundit e tre promovimeve kalendarike të vitit 2015, pas atyre të Pashkëve dhe 14 korrikut.
Ismail Kadare, i cili pas pak ditësh, më 28 janar feston 80 vjetorin, është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja. Ato kanë promovuar Shqipërinë në mbarë botën me historinë dhe kulturën e saj shekullore.
Urdhri “Komandant i Legjionit të Nderit”, nderimi më i lartë kombëtar në Francë është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802. Në pak më shumë se dy shekuj ai u është akorduar 93 mijë anëtarëve. Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.