KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaine, kandidati për zv/president i Hillari Klinton
clinton-kaine

Kaine, kandidati për zv/president i Hillari Klinton

Kandidatja e pritshme demokrate për presidente, Hillari Klinton emëroi Senatorin nga Virginia Tim Kaine si kandidat për zëvendëspresident. Kaine është një politikan veteran që e përshkruan veten si “i mërzitshëm”. Ai shihet gjithashtu si demokrat i moderuar që mund të tërheqë votuesit të cilët janë ftohur me Donald Trumpin si dhe ata që mund ta kenë të vështirë të mbështesin plotësisht zonjën Clinton. “Ai kurrë nuk ka humbur në zgjedhje. Ai ka qenë një kryebashkiak, guvernator dhe senator i klasit botëror dhe është një nga senatorët më të respektuar që unë njoh,” tha zonja Clinton për rrjetin e lajmeve CBS. Kaine shkruante në një mesazh në Twitter se e quante për nder që ishte përzgjedhur si kandidat për nënpresident dhe mezi priste të dilte në fushatë të shtunën. Ai pritet të flasë bashkë me zonjën Clinton në një tubim në Universitetin e Majemit në Florida.