KRYEFAQJA » LAJME » Kakavijë, Kthehen emigrantët për pushime,nuk ka rradhë
Kakavijë, Kthehen emigrantet për pushime,nuk ka rradhë

Kakavijë, Kthehen emigrantët për pushime,nuk ka rradhë

Në stacionin kufitar të Kakavijes po vjen në rritje fluksi i emigrantëve shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Greqia për të kaluar pushimet verore në vendlindje. Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë rajonale të kufirit gjatë muajit korrik kanë udhëtuar nga greqia në drejtim të tokës shqiptare rreth 77 mijë këmbësorë mes të cilëve 56 mijë shtetas shqiptarë. Falë masava të marra në kufi dhe shtimit të sporteleve të kontrollit të dokumentave personat që udhëtojnë në të dyja anët e kufirit nuk kanë ndeshur rradhë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave.

Efektivet e kufirit informojnë emigrantët në lidhje me aplikimin për pasaportat e reja biometrike për personat nën 16 vjeç të cilët disponojnë pasaporta të nxjerra në vitet 2009 dhe 2010. Ndërkohë edhe pala greke është angazhuar për shmangien e radhëve të pritjes në kufi në këto ditë pushimesh verore.