KRYEFAQJA » LAJME » Kakavijë: Sekuestrohen 27kg e 700 gr të dyshuar kanabis sattiva
Kakavijë: Sekuestrohen 27kg e 700 gr të dyshuar kanabis sattiva

Kakavijë: Sekuestrohen 27kg e 700 gr të dyshuar kanabis sattiva

Orët e para të ditës së dielë shërbimet e policisë në stacionin kufitar të Kakavijes goditën një rast të trafikimit të drogës në drejtim të greqisë me autobuzë udhëtarësh duke ndaluar edhe dy transportuesit e dyshuar të lëndës narkotike. Sipas burimeve zyrtare ne drejtorisne vendore të policisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit, të autobuzit të linjës Shkodër-Athinë me targa, ITM 81 62, policia zbuloi të fshehur një ngarkesë me kanabis sativa. “ Në një vend të improvizuar në gomat e pasme të autobuzit u zbuluan 40 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar kanabis sattiva”, pohoi policia lokale pas aksionit antidrogë. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në total është 27 kilogramë e 700 gramë. Në vazhdim të veprimeve ligjore policia ndaloi dy shoferët e autobuzit, të dyshuar si transportues të lëndës narkotike përkatësisht shtetasit Angjelin Suta, 39 vjeç, banues Lezhë dhe  Anastas Naska , 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore ,Berat . Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza për “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim. Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.