KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, mbahet festivali Ditët e Heminguejit
california

Kaliforni, mbahet festivali Ditët e Heminguejit

135 burra mjekërbardhë u mblodhën në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara në një konkurs të veçantë. Fiton ai që i ngjan më tepër shkrimtarit të shquar Ernest Heminguej. Kjo është hera e 36-të që mbahet festivali Ditët e Heminguejit në qytetin Kei Uest, ku autori legjendar ka jetuar në vitet 1930 dhe ku ka shkruar disa nga librat e tij. Konkursi zhvillohet në barin Slopi Xho, ku shkrimtari shkonte shpesh e punonte me miqtë. Juria përbëhet nga fituesit e viteve të shkuara. Fituesi i konkursit shpallet në përfundim të festivalit 3-ditor.