KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, zjarret detyrojnë evakuimin e qindra banorëve
californi

Kaliforni, zjarret detyrojnë evakuimin e qindra banorëve

Qindra njerëz janë detyruar të evakuohen si pasojë e rrezikut të zjarrit që ka përfshirë jugun e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Moti i nxehtë dhe ngritja e menjëhershme e temperaturave kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke ngritur shqetësime shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit. Sherifi i Santa Barbara Bill Brown, në një konferencë për shtyp tha se autoritet kanë kërkuar evakuimin e 400 banesave në zonat e prekura nga zjarri. Ai shtoi se pjesë e evakuimeve janë bërë edhe kampet, fermat, kafshët, etj. Sipas informacioneve nga qendra informative e katastrofave natyrore, zjarri është aktivizuar të mërkurën në një zonë të shkretë në veriperëndim të Santa Barbaras dhe deri tani ka djegur një sipërfaqe mbi 490 hektarë tokë, fusha dhe pyje.