KRYEFAQJA » LAJME » Kalojnë me not nga Shqipëria në Korfuz
Kalojnë me not nga Shqipëria në Korfuz

Kalojnë me not nga Shqipëria në Korfuz

18 notarë amatorë britanike dhe 2 francezë, mes tyre 2 femra, kanë kaluar me not ngushticën e Korfuzit nga Shqipëria në Greqi, si pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. “Ky aktivitet modest kërkon të krijoje një event ndërkombëtar për promovimin e turizmin në Shqipëri edhe me ide të tilla të sporteve të aventures” tha kreu i kësaj agjensie Auron Tare. Organizatori britanik, Nikolas Kokson, tha se “… çdo vit do të sjellim më shumë njerez që kanë dëshirë të bëjnë këtë kalim me not duke promovuar Shqipërine dhe Korfuzin”.
Kanali i Korfuzit ndan Shqipërinë me ishullin grek të Korfuzit, një prej kalimeve më të njohura detare nga Greqia në drejtim të Shqipërisë e më tej  nëpërmjet Detit Jon. Pika më e afërt midis dy vendeve është rreth 2 milje detare, rreth 3.6 kilometra. Në të kaluarën ajo ka qenë ndër vendet ku shumë të rinj shqiptarë në kohën e regjimit komunist, synonin të arratiseshin drejt perëndimit. Pak prej tyre ja kanë dalë, ndërsa shumica kanë sakrifikuar edhe jetën duke u mbytur apo duke u kapur dhe burgosur nga regjimi komunist.

Para Mbrapa

14212583_10209435099610324_4008657444773344168_n

14224946_10209435100250340_6543661102502563371_n

14212627_10209435100530347_6280138975022905690_n

13726624_10209443699585318_3558708586494123652_n

14238347_10209443698985303_5000043498598254458_n

Para Mbrapa