KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Kambanë në qafë”, libri i ri i Agim Vincës
“Kambanë në qafë”, libri i ri i Agim Vincës

“Kambanë në qafë”, libri i ri i Agim Vincës

Mes vargjeve të poetit Agrim Vinca, u prezantua libri i tij me poezi në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht me titull “kambane në qafë”, botuar në Nante të Francës nga shtëpia botuese “Edition du petit vehicule”.

I njohur jo vetëm si poet, por edhe si studiues i gjuhës, shqipe, Agim Vinca u vlerësua nga shkrimtari Besnik Mustafaj si një poet universal.

Një shtegtar, që ruan lidhjen e fortë me vendin dhe njerëzit e tij. Këtë anë të autorit e dallon lehtësisht mes vargjeve të tij. Agim Vinca tregon për rrugëtimin e tij bashkë me poezinë e ndalet tek botimi i këtij libri të ri.

Poezitë e përmbledhjes “kambane në qafë” janë përkthyer nga Aleksandër Zoto dhe ilustruar nga Anastas Konstandini. Prezantimi i librit të Agim Vinces erdhi në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor “Shqipëri- Kosovë”.