KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kameron: Dalja e Britanisë nga BE, shpërthim bombë për ekonominë

Kameron: Dalja e Britanisë nga BE, shpërthim bombë për ekonominë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, deklaroi se dalja e vendit nga Bashkimi Evropian do të ish njësoj si një shpërthim bombe kundër ekonomisë britanike. Kameroni akuzoi mbështetësit e fushatës për daljen e vendit nga BE-ja se paraqesin argumente të pamenduara kur bëhet fjalë për pasojat që do të shkaktonte largimi nga organizata e përbashkët. Kryeministri britanik, i cili ka ndërmarrë disa udhëtime në qytete të ndryshme në kuadër të fushatës për mbetjen e Britanisë në BE, ka bashkuar zërin edhe me kundërshtarët e tij politikë laburistë, liberalë dhe të gjelbër kur bëhet fjalë për këtë çështje.