KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kameron, fjalin për mbajtjen e Britanisë në BE
david kamerun, britania ne be, referendum, fjalim, muzeu i londres

Kameron, fjalin për mbajtjen e Britanisë në BE

Kryeministri i Britanisë Dejvid Kameron, mbajti sot në Muzeun Britanik në Londër një fjalim kushtuar referendumit të mbetjes apo jo të Britanisë në BE. Pas 45 ditësh, populli britanik do të hedhë votën e tij. Vendimi është me i madh se ai për nje politikan apo një qeveri. “Pyetja është, do të vazhdojmë ta farkëtojmë të ardhmen tonë si një shtet i pavarur brenda Bashkimit Evropian apo do ta braktisim atë. E kuptoj se shumë njerëz po luhaten prej këtij vendimi”, tha kryeministri. “Por unë besoj, pavarësisht të metave që shohim, se është më mirë që Mbretëria e Bashkuar të mbetet pjesë e BE-së. Në këtë menyrë jemi pjesë e një tregu me 500 milion njerëz, në krijimin e të cilit kemi ndihmuar edhe ne. Kemi ndihmuar në përcaktimin e rregullave dhe të qënurit pjesë e këtij tregu është arsyeja pse po funksionojmë kaq mirë”, argumentoi shefi i qeverisë britanike.