KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kameron: Migrimi mund të kontrollohet më mirë nëse Britania qëndron në BE
cameron

Kameron: Migrimi mund të kontrollohet më mirë nëse Britania qëndron në BE

Kryeministri britanik Dejvid Kameron u shpreh se migrimi mund të manaxhohet nëse Britania e Madhe zgjedh të qëndrojë brenda bllokut europian dhe do të ishte çmenduri të përpiqesh ta kontrollosh atë duke votuar largimin nga Bashkimi Europian. Ai gjithashtu tha se nuk pranon që premtimi i tij për ta reduktuar numrin e imigrantëve nën 100 mijë në vit nuk mund të arrihet me Britanin në BE. Në një emision televiziv në Sky Neës, Kameron tha që dalja nga BE-ja dhe nga tregu i përbashkët, do të çonte në plehra ekonominë e vendit. Por emisioni i djeshëm në Sky Neës nuk ishte fort i lehtë për kryeministrin britanik, pasi ai u përball me ndërprerjet e publikut në sallë, të cilët e sfiduan rreth paralajmërimeve të tij për rrezikun e Brexit, si dhe pretendimit se Turqia nuk do t’i bashkohej Bashkimit Europian deri në vitin 3000. Ndërsa Kameron u shmang t’i përgjigjej një pyetjeje, një votuese në publik i tha: “Unë jam një studente e letërsisë angleze, i njoh dënglat shumë mirë”.