KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kameron:”Për mua ka qënë një privilegj t’i shërbej vendit që dua”
Kameron:"Për mua ka qënë një privilegj t'i shërbej vendit që dua"
EPA/ANDY RAIN

Kameron:”Për mua ka qënë një privilegj t’i shërbej vendit që dua”

Dejvid Kameron do të dorëzoje detyrën e kryeministrit britanik pasditen e sotme, duke i hapur rrugë caktimit të Tereza Mei në këtë detyrë. Për momentin ai ndodhet në parlament ku për herë të fundit u përgjigjet deputeteve në seancën e zakonshme të pyetje-përgjigjeve me kryeministrin. Më pas, Kameron do të niset për në Pallatin Bakingam ku i dorëzon zyrtarisht Mbretëreshës Elizabete dorëheqjen e tij. Pas kësaj, Tereza Mei do të paraqitet para Mbretëreshës ku do të pranoje ofertën e kësaj të fundit për të formuar qeverinë e re. “Ndërsa largohem sot, shpresoj që njerezit të mund të shohin një vend më të fortë. Për mua ka qënë një privilegj t’i shërbej vendit që dua”, u shpreh Kameron për Deili Telegraf. Pasi të marrë detyrën e kryeministres, Tereza Mei, e cila aktualisht është ministre e brendshme, do të njoftoje emërimet e reja në stafin kryeministror. 59 vjecarja Tereza Mei, do të jetë kryeministrja e dytë femër e Britanisë, pas zonjës së hekurt Margaret Theçër, e cila shërbeu në këtë post nga viti 1979 deri në 1990.