KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kampionati Evropian i Futbollit, policia franceze në gatishmëri

Kampionati Evropian i Futbollit, policia franceze në gatishmëri

Policia franceze prej ditësh ka nisur një varg stërvitjesh me rastin e hapjes së kampionatit evropian të futbollit. Njësitë e policisë franceze dhe të ndërhyrjes së shpejtë po mbajnë stërvitje me skenarë sigurie, si vendosje bombash apo të shtëna me armë në vendet ku do të ketë grumbullime sportdasësish gjatë ndeshjeve të futbollit. Po testohet jo vetëm reagimi i shpejtë i policisë, por edhe bashkëveprimi me zjarrfikësit dhe ekipet mjedisore. Drejtuesit e policisë franceze thonë se forcat e rendit janë në lartësinë e duhur për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur çdo rrethane. Stërvitje të tilla po mbahen në disa qytete franceze, ndërsa qeveria lajmëroi se ka gati një aplikacion alarmi për telefonat celularë që mund të përdoret nga cilido për dërgimin e paralajmërimeve urgjente në raste fatkeqesish apo kërcënimi terrorist. Aplikacioni në anglisht dhe frëngjisht përmban edhe udhëzime si duhet të veprohet në këto raste.