KRYEFAQJA » LAJME » KAMZA BASKET FITON SUPERKUPËN E MESHKUJVE
kamza basket, vllaznia, lajme basketboll, superkupa meshkuj, tirana

KAMZA BASKET FITON SUPERKUPËN E MESHKUJVE

Kamza Basket ka konfirmuar statusin e saj si pretendente për titullin “kampion” këtë sezon të basketbollit të meshkujve, sepse, pasi ka fituar më herët Kupën e Shqipërisë, ka vijuar të bëjë të vetin edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Duke reflektuar edhe nivelin e lartë të këtij sezoni, por edhe duke premtuar për “play-off”-in final të kampionatit, dueli i Superkupës është fituar nga ekipi i trajnerit Adem Muhametaj, me vetëm 3 pikë epërsi, 67-64. Vllaznia, e cila është kampionia në fuqi, erdhi në këtë takim për të lënë pas zhgënjimin e Kupës, e fitoi pjesën e parë 15-10, ndërsa pjesa e dytë mbyllet në barazim 19-19. Shkodranët shkojnë në pushim të ndeshjes në epërsi 34-29, por Kamza Basket përmbys gjithçka në pjesën e tretë, duke e fituar atë 24-15 dhe duke marrë kryesimin në 53-49. 10-minutëshi i fundit ka qenë mjaft i luftuar dhe, ndonëse Vllaznia e fiton atë 15-14, është Kamza Basket ajo që e fiton gjithë ndeshjen 67-64 dhe bashkë me të edhe trofeun e dytë të këtij sezoni. Tanimë koshi shqiptar i meshkujve bëhet gati për ndeshjet gjysmëfinale të e “play-off”-it për titullin në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit.