KRYEFAQJA » LAJME » Kanabisi, Nishani: Do mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama: Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD
Nishani: Kanabisi? Do mbledh Këshillin e Sigurisë

Kanabisi, Nishani: Do mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama: Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Presidenti Bujar Nishani ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pas situatës së krijuar nga mbjellja dhe trafikimi i kanabisit në vend. Presidenti Nishani e bëri këtë deklarate gjatë një vizite pune në qytetin e Shkodrës. “Kanabisi sjell krim, largon qytetarin nga rruga e pastër. Ka padrejtësi në sistemin e drejtësisë. Krimi nuk lindi dje e sot, por po ecën me përparësi. Krimi i organizuar në politikë, ekonomi e media. Dekurajim kur ngrihet në hierarki krimi i organizuar. Nëse krimi bëhet institucion ka probleme të mëdha. Nuk lindi dje dhe as sot, por po ecën me përparësi” tha zoti Nishani. 

Por kjo deklarate e presidentit Nishani ka ngjallur habi tek kryeministri Rama i cili ka reaguar në Fejsbuk me ironi. “ Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit., shkruan Rama. Ndërsa për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve të presidentit, kryeministri Rama ka publikuar dhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos të cilën e cilëson “ kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”.