KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada, fitojnë liberalët
Kanada, fitojnë liberalët

Kanada, fitojnë liberalët

Partia Liberale e Xhastin Trudos fitoi bindshem në zgjedhjet e parlamentare në Kanada, duke fituar shumicën absolute në Dhomën e Ulët të Parlamentit Federal kanadez. Sipas rezultateve zyrtare, nga 338 vende që ka parlamenti, liberalet kanë nxjerrë fitues 189 deputetë, duke lënë në vend të dytë Partinë Konservatore të kryeministrit aktual Stiven Harper, i cili fitoi 101 mandate. Partia e Re Social Demokratike mori 37 deputetë. Hyrje në Parlament siguruan edhe Blloku seperatist i Kebekut, i cili fitoi 10 deputetë dhe Partia e Gjelbër, me vetem një mandat. Bazuar në këto rezultate, të cilat i ndoqi nga ekrani në shtëpinë e tij, është e sigurt se 43-vjeçari Xhastin Trudo, i cili është i biri i ish-kryeministrit kanadez Pjer Trudo, do të jetë kreu i ri i Qeverisë Federale të Kanadasë. Trudeau premtoi se do të riparojë marrëdhëniet e ftohta të Kanadasë me Amerikën, se do të trajtojë ndryshimet klimatike dhe se do të shtyjë Kanadanë të marrë pjesë në misionin luftarak kundër militantëve të Shtetit Islamik, në favor të ndihmës humanitare dhe trajnimit. Kryeministri i tanishëm Harper, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe i uroi fitoren Trudos, dhe më pas njoftoi se pas dhjetë vjeteve udhëhehqje do të jape dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Partisë Konservatore.