KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada, zjarret detyrojnë evakuimin e mijëra personave
zjarr

Kanada, zjarret detyrojnë evakuimin e mijëra personave

Rreth 12 mijë personave u është kërkuar të largohen nga fushat e naftës pranë qytetit MekMurrei në Kanada për shkak të një vale të madhe zjarresh që po shkon drejt banesave të tyre. Rreth 8 mijë personave iu dha urdhër të evakuoheshin mbrëmjen e së hënës dhe 4 mijë të tjerë u këshilluan sot që të largoheshin nga vendbanimet e tyre. Më shumë se 80 mijë persona u larguan nga Fort MekMurrei dy javë më parë kur një zjarr i fuqishëm goditi qytetin. Rreth 2 400 godina u shkatërruan. Zjarri i fuqishëm ndërroi drejtimin, por ditët e fundit ka filluar të kërcënojë zonën sërish. Një numer punonjësish të fushave të naftës filluan të ktheheshin në impiantet e naftës në veri dhe në jug të Fort Mërrei për të rifilluar prodhimin. Por të hënën ata u paralajmëruan që një zjarr i madh me shpejtësi 30-40 metra në minutë po drejtohej për në veri të qytetit. Gjatë ditës së djeshme, bashkia rajonale e Ud Bufalo i shtriu urdhrat për evakuim në të gjitha kampet në veri te Fort MekMurrei dhe në jug të Fort Mekei.