KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanadaja do të heqë sanksionet ndaj Iranit
Kanadaja do të ndjekë shembullin e SHBA-ve dhe Europës dhe do të heqë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Iranit në mënyrë që të lejojë aksesin në tregun iranian të bizneseve kanadaeze si kompania e ndërtimit të avioneve Bombardier. Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm kanadez Stefan Dion, në parlamentin kanadez. Jashtë parlamentit, Dion u tha gazetarëve se heqja e sanksioneve do të lejonte kompanitë kanadeze t'u bashkoheshin atyre europiane dhe amerikane që po nxitojnë të zhvillojnë biznes në Iran. “Nëse kompania europiane e avionëve Airbus mund të bëjë këtë, pse të mos e bëjë dhe Bombardier-i kanadez”? u shpreh ministri. Akoma nuk është dhënë një datë apo detaje për heqjen e këtyre sanksioneve, megjithatë Dion u shpreh se do te hiqeshin së shpejti.

Kanadaja do të heqë sanksionet ndaj Iranit

Kanadaja do të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe Europës dhe do të heqë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Iranit në mënyrë që të lejojë aksesin në tregun iranian të bizneseve kanadaeze si kompania e ndërtimit të avioneve Bombardier. Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm kanadez Stefan Dion, në parlamentin kanadez. Jashtë parlamentit, Dion u tha gazetarëve se heqja e sanksioneve do të lejonte kompanitë kanadeze t’u bashkoheshin atyre europiane dhe amerikane që po nxitojnë të zhvillojnë biznes në Iran.

Nëse kompania europiane e avionëve Airbus mund të bëjë këtë, pse të mos e bëjë dhe Bombardier-i kanadez”? u shpreh ministri. Akoma nuk është dhënë një datë apo detaje për heqjen e këtyre sanksioneve, megjithatë Dion u shpreh se do te hiqeshin së shpejti.