KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanadaja heq vizat për meksikanët
justin-trudeau

Kanadaja heq vizat për meksikanët

Autoritetet e Kanadasë kanë vendosur të heqin vizat për qytetarët e Meksikës, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau priti presidentin meksikan Enrique Pena Nieto, i cili arriti për një vizitë zyrtare në Kanada. Pas takimit zyrtarët në një konferencë të përbashkët shtypi, thanë se synojnë ripërtëritjen dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve. Liberalizimi i vizave do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes Kanadasë dhe Meksikës, si dhe zhvillimin e tregtisë, vizitat turistike dhe shkëmbimin e ideve në të dy drejtimet”, tha Trudeau.