KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada:Parandalohet një sulm terrorist
Kanada:Parandalohet një sulm terrorist

Kanada:Parandalohet një sulm terrorist

Policia kanadeze ka vrarë një person që sipas zyrtarëve po planifikonte një sulm vetevrasës me bombë në një zonë publike. Policia kanadeze fillimisht ka ndaluar një sulm të mundshëm pasi ka pranuar informacione të besueshme për një kërcënim të mundshëm terrorist. Sipas një zyrtari të lartë policor, personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike. I dyshuari është Aron Drajver 23 vjeç, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale. Drajver nuk ishte akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, i ka pasur levizjet e kufizuara.